Zemra jonë, kur jemi duke pushuar, rreh 60 deri në 100 herë brenda një minute.
Por përpos zemrave, ka shumë gjëra të tjera që pulsojnë: ngjyrat që shohim dhe zërat që dëgjojmë për shembull mundësohen nga frekuencat e ndryshme të valëve (pulsime) të dritës apo valëve të zërit.
Vitet e fundit, një studim i publikuar në revistën Geoscience Frontiers zbulon se edhe Toka vetë ka plus. Pulsi i Tokës ka një “rrahje” çdo 27.5 milionë vite.
Ky është ritmi në të cilin fenomene të mëdha gjeologjike ndodhin.
Sipas autorit kryesor të studimit dhe gjeologut Michael Rampino nga Departamenti i Biologjisë në Universitetin e Nju Jorkut, eventet madhore gjeologjike janë të rastësishme me kalimin e kohës.
Por studimi, shton ai, ofron prova statistikore për një cikël të përbashkët, duke sugjeruar se këto ngjarje gjeologjike janë të ndërlidhura dhe jo të rastësishme.
Autorët e studimit mblodhën datat më të fundit për fenomene të njohura gjeologjike gjatë 260 milionë viteve të fundit:
29 luhatje të nivelit të detit