Rikthehen ndeshjet e turit të dytë të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për femra. Skënderbeu dy takimet e para i luan në Kosovë. Ndeshjen e parë këtë të dielë me ekipin “Drita” dhe pas një jave me “Fer Voley”.
Ndeshje këto që edhe për trajnerin Orlando Koja duhen vlerësuar edhe në kushtet kur Skënderbeu, me të dy këto ekipe ka fituar në Korçë, në takimet e turit të parë të kësaj lige.
Gjatë këtyre ditëve me skuadrën korçare është parë në stërvitje edhe amerikania Xhesika Hejni, për të cilën trajneri Koja, tha se është federuar me ekipin, por nga ana tjetër nuk ka bërë të ditur nëse do të jetë e gatshme për të luajtur qoftë edhe pak minuta të këtyre takimeve.
Në qoftë se lojtarja do na bindë nga gjendja fizike, është shprehur Koja, edhe mund të ketë një mundësi loje, por në përqindje të madhe ne do të luajmë në këto dy ndeshje me lojtaret kryesore, ka shtuar kryepankina e skuadrës korçare.
Nisur nga ndeshjet e turit të parë të Ligës “Gjergj Kastrioti” ka shumë gjasa që në fazën finale të kalojnë Skënderbeu e Vllaznia, dhe nga grupi tjetër Tirana e Partizani. Ekipe këto që do të përballen në fazën finale me ndeshje teke, për të përcaktuar më pas dy skuadrat finaliste.
Trajneri Orlando Koja vetëm pak ditë më parë është shprehur se Skënderbeu i këtij sezoni është ndërtuar në mënyrë të tillë, për të fituar të gjitha trofetë sezonalë, duke lënë për të kuptuar se pas Kupës “Pavarësia”, Liga “Gjergj Katrioti” është trofeu i rradhës për korçaret e rrjetës.


- Sot seancë plenare në Kuvend, projekt-buxheti 2026 do të shqyrtohet tek “Ekonomia” - 06/11/2025
- Demokrati Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori - 05/11/2025
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025