Në redaksinë e Pena.al vijnë shpesh shkrime në lidhje me aktualitetin dhe problemet që janë të pranishme çdo ditë në jetën tonë. Midis tyre zgjodhëm këtë shkrim sëbashku me fotografinë bashkëngjitur e cila tregon gërshetimin e realiteteve që janë prezente.
“Duke ecur në qendër të Tiranës, zona e Bllokut padyshim është vendi i rilindjes, aty ku ajka ka jetuar dikur dhe gjithashtu, ka dimëruar tashmë.
Duke ecur në qendër të Tiranës, shihet qartë e vërteta dhe një tjetër realitet i këtij vendi.
Në promenadën e njerëzve që ecin si unë, afër koshit modern të rilindur të plehrave, një person ka vendosur të ngrohet nën kushtet më primitive të natyrës.
Rilindja e koshit flet për riciklimin dhe kundrejt saj, ky qytetar na kujton realitetin tonë të vërtetë.
Ndërmjet godinash me vlera që ai qytetar dhe shumica s’do i shohë kurrë në jetë, ne shohim të vërtetën.
E vërteta qëndron tek kalimtarët. Qytetari që ka ndezur zjarrin po shkakton tym, po dëmton mjedisin dhe shëndetin e tyre. Ata vetëm shtrembërojnë fytyrën kur kalojnë, sikur ky tym nuk na rrethon gjithsesi kudo në këtë vend.
E vërteta tjetër është se ky qytetar ka ftohtë, dhe është faji i tij që nuk afrohet tek rilindja për punë, që të ketë mundësi të vendosë kokën poshtë një tavani të ngrohtë të pushtetit.
Ç’faj kanë ata që ky qytetar po shtrembëron rregullat?
Në fund të ditës, ai është mbështetur në krah të Bankës…”/Pena.al

- Demokrati Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori - 05/11/2025
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025
- Sot, afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve/ Zbardhen emrat e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit - 03/11/2025