11.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

Berisha paralajmëron revolucion: Rama nuk e ndalon dot regjistrimin e PD në KQZ

Në një intervistë për SYRITV, për gazetarin Çim Peka, kryetari i PD Sali Berisha u shpreh se opozita do të protestojë nëse do të pengohet gara në zgjedhjet e 14 Majit.

Berisha tha se kjo është alternativa e qeverisë.

“Duke se Edi Rama e ka shumë problem garën. Në 2019 ju dhuruan një palë zgjedhje nga opozita. Kësaj radhe duket se po e ndalon ai opozitën të garë në zgjedhje, duke pamudësuar regjistrimin në KQZ.

 Ky është revolucion. Ata që nuk e kuptojnë bëjnë gabim. Ky është revolucion dhe i ka të gjitha mjetet në fushë. Fushatën, betejën protestën, të gjitha.

Absolutisht mund të ketë protesta edhe për një javë edhe për dy javë. As nuk ikin kurrë nga rendi i ditës ato. Asgjë nuk mund të na pengojë ne. Zotëri ky është revolucion që ka për mision përmbysjen e një sistemi monist. Sot Shqipëria ka një monizëm më të fortë seç e kishte Shqipëria në 1991. Edi Rama ka mbledhur dhe kontrollon pushtetet 10% më shumë se Ramiz Aliaj në 1991. Kështu që sot revolucioni është zgjidhja.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x