Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme konferencn e përjavshme me gazetarët.
I pyetur nëse opozita rrezikon të humbasë Shkodrën në zgjedhjet e 14 majit pas largimit drejt socialistëve të deputetit Agron Çela, Meta ndër të tjer tha se “Berisha i shqepi i vetëm në 6 mars. Fitore e padiskutueshme anembanë Shqipërisë”.
Pyetje: A rrezikon opozita të humbasë Shkodrën në zgjedhjet e 14 majit?
Ilir Meta: Mos u merrni me lajme të vjetra. Pavarësisht se të gjithë ishin bashkë në 6 mars Berisha i shqepi i vetëm fare. Askush nuk na shpërqendron nga fitorja e padiskutueshme që pritet në Tiranë, Durrës, Elbasan e padyshim anembanë Shqipërisë.
Për Shkodrën Rilindja do ketë zero bashki dhe zero mundësi për të njollosur Shkodrën e shkodranët.
E ka shndërruar Shkodrën në një fshat të braktisur, i ka hequr gjithë shërbimet e drejtoritë e mori përgjigjen në 6 mars e do marri dhe më të fortë ne 14 maj dhe flamuri i demokracisë në Shkdoër do ngjitet dhe dy kate më lart. 14 maji do jetë uragan për ndryshim.
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025
- Sot, afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve/ Zbardhen emrat e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit - 03/11/2025
- SPAK me komunikatë zyrtare, zbardhen akuzat për kreun e ARRSH dhe katër të tjerë - 03/11/2025