Theo Hernandez mund ta mbyllë karrierën te Milan. Agjenti i mbrojtësit të majtë, Manuel Garcia Quilon tha për mediet në Itali se mëngjarashi ka gjetur ambientin e duhur. 25-vjeçari nga Marseilla prej 2019 është pjesë e kuqezinjve, teksa kontrata e tij me Milan është deri në 2026.
“Çdo lojtar ka një skuadër tek e cila gjen habitatin e tij, identitetin e tij. Theo që kur ka arritur në Milano, është ndjerë i vlerësuar si nga Maldini dhe Massara ashtu edhe nga i gjithë ambienti dhe tifozët”, tha fillimisht Manuel Garcia Quilon, agjenti i mbrojtësit të mjatë të Milanit.
Më pas agjenti tregoi se Theo është i lumtur në Milano.
“Është rritur shumë në “San Siro”, është i lumtur me qytetin, nëse skuadra vazhdon të rritet njësoj si ai, nuk e përjashtoj mundësinë që ai të qëndrojë gjithmonë këtu. Në futboll nuk i dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë, por Theo është shumë i lumtur këtu”, përfundoi agjenti.
- Sot seancë plenare në Kuvend, projekt-buxheti 2026 do të shqyrtohet tek “Ekonomia” - 06/11/2025
- Demokrati Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori - 05/11/2025
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025