Presidenti i Lega Serie A, Lorenzo Casini, njoftoi zbatimin e një sërë nismash, që synojnë të japin një kontribut në situatën e ndërlikuar të emergjencës energjetike. Duke nisur nga java e pestë e kampionatit, do të ulet koha e ndezjes së projektorëve në stadiume, me maksimum katër orë shfrytëzim.
Për sfidat që do të nisin nga ora 12:30 deri në 18, momenti i ndezjes së plotë, i nevojshëm për kalibrimin e instrumenteve që mbështesin drejtimin e garës VAR dhe Goal Line Technology është reduktuar nga 90 në 60 minuta. Në këtë mënyrë do të ketë një ulje të kohës së ndriçimit me rreth 25%.
Po merren në konsideratë edhe zgjidhje të tjera për eficencën e energjisë në stadiume si kalimi në LED për të gjitha sistemet ose instalimi i paneleve fotovoltaike, si dhe për të optimizuar konsumin e ngrohjes së fushave të lojës në gjatë stinës së dimrit.
- Andi Bushati: Kush ka pranuar Meremen kandidate, ka djallëzi kundër Berishës… - 30/04/2026
- Curri analizon qëndrimin e Spiropalit: Ka interes personal, Erion Braçe e ka parimore - 30/04/2026
- Në garë me ish-profesorin e saj, flet Mereme Sela: Berishën s’do ta bëj as ministër kur ta rrëzoj Ramën! Duhen djem të rinj - 30/04/2026