Numri i personave që kanë shfaqur probleme të shendetit mendor gjatë fundvitit ka shënuar rritje. Shefja e Qendrës Komunitare të Shëndetit mendor në Korçë, mjekja Nikolina Bode bën me dije se problematikat kanë qenë të ndryshme, në varësi edhe të gjinive.
Bode shton më tej, se gjatë gjithë vitit që lamë pas, pati një rritje të numrit të personave që shfaqën probleme të shendetit mendor, duke mos përjashtuar këtu edhe moshat e reja.
Mjekja psikiatre shton më tej, se problematika janë hasur edhe tek fëmijët, të cilat i referohen këtij shërbimi, nga psilokogët e shkollave.
Ulja e temperaturave gjatë dimrit, rëndon gjendjen shëndetësore tek personat që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, kryesisht tek ata që vuajnë nga çrregullimet e humorit dhe ai depresiv.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026