Një ushtar është vrarë dhe një tjetër është plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit në një kazermë në një bazë ajrore në qytetin austriak të Viner Neustad, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes.
“Në bazën ajrore në Viner Neustad, ushtari që ishte duke bërë roje u vra dhe një tjetër ushtar u plagos gjatë një shkëmbimi të shkurtër zjarri para orës 07:00 të ditës së sotme”, tha zëdhënësi i Ministrisë austriake të Mbrojtjes, Michael Bauer.
Agjencia austriake e lajmeve APA, raportoi se ushtari ishte duke bërë roje dhe hapi zjarr gjatë një argumenti.
Sipas kësaj agjencie, ai më pas u qëllua nga një oficer ushtarak me gradë më të lartë./rel
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026