15.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

PD: Qeveria rrit numrin e punonjësve në administratë për qëllime elektorale

Partia Demokratike akuzon qeverinë se ka rritur numrin e punonjësve në administratë për qëllime elektorale. Zëdhënësja e kësaj force politike, Floriana Garo thotë se që nga viti 2014 numri i punonjësve në administratë është rritur me 22 mijë persona.

Sipas PD këto janë bonuse që u jepen patronazhistëve që të vjedhjen vota për PS.

“Shtetrrumpalla elektorale e Edi Ramës është tashmë një realitet që çdo ditë e më shumë punon kundër një shteti serioz të shqiptarëve. Që nga viti 2014, administrata shtetërore, qendrore apo vendore është rritur me 22 mijë vetë. Këto janë bonuse që u jepen patronazhistëve, kujdestarëve grabitqarë të zgjedhjeve vendore në shtet rrangallën elektorale të Edi Ramës.

Ndër këta 22 mijë vetë, gjenden edhe militantë të Rilindjes që e marrin rrogën edhe kur janë jashtë vendit. Ata shpërblehen që kur të vijnë zgjedhjet, të kthehen në Shqipëri dhe të punojnë për manipulimin e bashkëqytetarëve të tyre. Partia Demokratike do t’i përgjigjet armatosjes së administratës për manipulimin e zgjedhjeve dhe rëndimin e arkës së shtetit me rezistencë të ç’armatosur dhe të pandërprerë”-deklaroi Garo.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x