Rita Ora ka nisur fuqishëm vitin e ri 2023.
Këngëtarja kosovaro-britanike, 32 vjeçe, postoi një videoklip në mediat sociale të martën vonë, ku ajo shihej përkrah bashkëshortit të saj Taika Waititi, 47 vjeç, në një plazh duke shikuar fishekzjarrët.
Në klip mund të shihet dhe dëgjohet kënga e saj më e re, por në vetëm pak sekonda, ndërsa në koment ajo shkruan: “Befasi. U ktheva. ‘You Only Love Me’”, ndërsa po ashtu tregoi se singli i saj do të publikohet më 20 janar, 2023.
Në klip, Rita paraqitet me dukje mahnitëse ndërsa në qafë ka të varur një kryq të madh teksa puth bashkëshortin e saj – nën shoqërinë e shumë të tjerëve në breg të detit.
Këngëtarja ka qenë aktive në mediat sociale ditëve të fundit, duke postuar fotografi nga plazhe të bukura nga pushimet në St Barts, ku ajo shpërfaq linjat e saj trupore.




- Trump shfaqet duke dremitur në gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale, Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen - 29/09/2026
- Ish-gjenerali që u bë ambasador/ Eric Wendt nis “betejën” diplomatike amerikane, zbulohet cilin takon të parin të mërkurën - 29/09/2026
- Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK: Sfidon këdo për ato biseda që kanë dalë… - 29/09/2026