Një rast i ri ka dalë në dritë, në lidhje me këngëtarin e Aerosmith, Steven Tyler, i cili akuzohet për sulm seksual dhe joshje të një të mituri në një padi të re nga një grua që pretendon se kishte një lidhje me të kur ishte adoleshente.
Julia Holcomb, siç quhet gruaja, thotë se Tyler e bindi nënën e saj që t’i jepte kujdestarinë kur ajo ishte 16 vjeç, gjë që hapi rrugën për marrëdhëniet e tyre seksuale nga viti 1973 deri në 1976, sipas informacioneve nga Rolling Stone. Tyler, i cili ka lindur në vitin 1948, ishte 20 vjeç në atë kohë.
Holcomb, nuk përmend emrin e Tyler në padi, në vend të kësaj janë përdorur pseudonime. Julia Holcomb pretendon se ajo nuk ishte në gjendje t’i rezistonte fuqisë, famës dhe aftësisë së konsiderueshme financiare të “Tyler ” ndërsa ai e joshi atë në një lidhje romantike. “Rolling Stone” raporton gjithashtu se kujtimet e Tyler të vitit 2011, “A ju shqetëson zhurma në kokën time?” , i referohen marrëdhënies me një vajzë 16-vjeçare, ndërsa përmendet edhe emri i Julia Holcomb.
Holcomb ka folur më parë për marrëdhënien që ndante me ish-gjyqtarin e “American Idol”, të cilin më pas e takoi në një koncert të Aerosmith në Oregon, pak pasi mbushi 16 vjeç. Më pas, pasi lidhën një lidhje, ajo e ndoqi atë në Seattle, dhe Tyler mori kujdestarinë e saj rreth vitit 1974.
“Ai kishte përmendur se ai donte letrat e kujdestarisë që unë të mund të udhëtoja me të kur ai ishte në turne,” tha Holcomb për LifeSiteNews.com. “I kisha thënë që nëna ime nuk do të më japë. E pyeta se si e bindi ta bënte atë. Ai më tha: “I thashë se më duhet që të mund të regjistrohesh në shkollë.”