15.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

Festat e fundvitit bëjnë bashkë dy grupimet e PD, Berisha i pranishëm, mungon Alibeaj

Deputetët e Partisë Demokratike bëhen bashkë për festat e fundvitit. Ishte ftesa e deputetit të PD-së, Xhelal Mziu, që bëri bashkë të dyja grupimet e PD-së për të festuar në një restorant. Lajmin e ka bërë të ditur Jorida Tabaku e cila ndau me ndjekësit e saj disa foto në Facebook.

”Një dolli për mendimin ndryshe, se të duash të ndryshosh për mirë nuk të bën as të shitur, e as të blerë, e as peng”, shkruan Tabaku në postimin e saj.

I pranishëm në takim ishte kreu demokrat, Sali Berisha, teksa mungonte Enkelejd Alibeaj e Lulzim Basha të cilët e kanë refuzuar ftesën.

Artikujt më të kërkuar

5
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x