15.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

Deputeti Dashnor Sula: Ndarja e PD duhet të marrë fund

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula i ftuar në emisionin “Frontline” në News24 të gazetares Marsela Karapanco, ka analizuar këtë vit të ngjeshur politik.

Sula, duke u ndalur te situata brenda PD, pohoi se PD duhet të jetë e bashkuar, pavarësisht mendimeve dhe opinioneve ndryshe. Ai tha se nden keqardhje për gjuhën e përdorur në Kuvend, mes kolegëve të tij demokratë apo mes përfaqësuesve të qeverisë.

Mes të tjerash Sula u shpreh pro një kandidati të përbashkët të demokratëve për zgjedhjet lokale të 14 majit të 2023-shit.

“Unë shpreh keqardhjen, si qytetar dhe s politikan. Mbaj mend që nga 2005-sa, të gjithë ato figura, profesorë, juristë, inxhinierë, që nga Nano që ishte kryeministër në atë kohë, apo Berisha, kanë qenë vite që ruaj kujtime të mira për atë brum që kishte parlamenti shqiptar. pas 21 prillit të 2008, jam një ndër 5 deputetët, Leskajn, Mustafaj, që kemi votuar kundër ndryshime të 21 prillit. Kisha bindjen që parlamenti do degradohej. Në 2013-ën, parlamenti u mbush me gangsterë, të dënuar për drogë dhe prostitucion, njerëz të dënuar dhe degradoi deri në këtë fund. Jo në ulje, por parlamenti shkoi drejt degradimit. Tani për hir të së vërtetës falë presionit të opozitës apo të ndërkombëtarëve, u bënë disa ndryshime. Keqardhje për PS. Për hir të së vërtetës mandati i dytë i kësaj qeverisje ka pasur problematika të mëdha. Është e pafalshme për PS dhe drejtuesit e saj, që nga kryeministri Rama, që në 2013-apo 2017 erdhën me një kalë beteje për luftën kundër korrupsionit që u dhjetëfishua. Këtë se them unë si deputet i PD, por raportet ndërkombëtare. Mjafton të përmendësh që jemi vetmi shtet në listën gri të pastrimit të parave. Ne nuk kemi kapërcyer problematika të mëdha.”, theksoi ai.

Artikujt më të kërkuar

6
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x