11.5 C
Tirana
28 / 02 / 2026

Makinat përplasen “kokë më kokë”, 3 të vdekur dhe 5 të plagosur, mes tyre 4 fëmijë

Tre të vdekur dhe pesë të plagosur, mes të cilëve katër fëmijë, është bilanci tragjik i një aksidenti horror mes dy automjeteve në Co Tyrone.

Incidenti ndodhi në kryqëzimin e rrugëve Cookstown dhe Dungannon, ndërsa sipas mediave irlandeze, dy prej viktimave udhëtonin në makinë me katër fëmijë. Ndërkohë, viktima e tretë ishte në automjetin e dytë.

Sipas grupit hetimor dhe dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, përplasja ka qenë tepër e fortë dhe “kokë më kokë”, çka ka bërë që bilanci të jetë tejet tragjik, edhe pse ndërhyrja e ekipeve të shpëtimit ishte e menjëhershme.

Ndërkohë, të mbijetuarit u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal “Royal Victoria”, ku ndodhen në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Artikujt më të kërkuar

1
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x