Festa e Krishtlindjes ka bërë që Korça të kthehet në qytetin më të vizituar edhe këtë vit. Atmosfera e ngrohtë ndihet në çdo tavolinë të shtruar e në çdo bar e restorant të qytetit.
Të shumtë kanë qënë ata që kanë zgjedhur të kremtojnë në qytetin juglindor festën e Krishtlindjes, për atmosferën e bukur që krijohet në qytet, për gatimet tradicionale dhe muzikën live me serenata.
Të gjitha hotelet e bujtinat në qytet janë mbushur plot, aq sa është e vështirë të gjesh ndonjë dhomë bosh deri në javën e parë të janarit. Pjesa më e madhe e atyre që kanë zgjedhur të kalojnë Krishtlindjen në Korçë janë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por nuk kanë munguar vizitorët nga Kosova e Maqedonia e Veriut.
Operatorët turistikë kanë bërë të ditur se në natën e Krishtlindjes, Korça ka pritur shumë vizitorë të cilët kanë mbushur jo vetëm qytetin por edhe rrethinat. Tradita, kulinaria, por edhe aktivitetet kulturore janë disa nga arsyet, pse shqiptarët gjithmonë e më shumë zgjedhin Korçën për festat.








- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026