18.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

Veliaj për deklaratën e kandidateve të Primareve në PD: Rikthim në mesjetë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj komentoi në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak edhe deklaratën raciste të kandidateve të Sali Berishës për Tiranën, për qytetarët që kanë ardhur në Tiranë. Veliaj e cilesoi deklaraten raciste dhe rikthim në mesjetë.

“Debati më i shëmtuar që ndodh dhe që do e dëgjoni këto 4 muaj, është ky debati ‘kush është vendali dhe kush është i ardhur’. Një debat patetik. Sulmi më i madh politik që i bëhet kryetarit të bashkisë, është: “Ti je nga Berati, a nga Vlora, a nga Ura Vajgurore”.

Unë besoj se njerëzit që vijnë nga rrugëtime të ndryshme e pasurojnë jetën e qytetit, sjellin ide të ndryshme, vijnë me dëshirën për t’ia dalë. Por ta vazhdosh këtë debat në vitin 2022 dhe të shikosh Primare, ku gara kryesore është kush fyen më shumë ata që vijnë nga rrethe të tjera, më duket e pabesueshme. Një rikthim në mesjetë”, tha kryebashkiaku Erion Veliaj.

Artikujt më të kërkuar

2
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x