8.5 C
Tirana
26 / 03 / 2026

Korça e “rezevuar” për festat e fundvitit/ Hotelet e bujtinat të rezervuara deri në ditët e para të janarit

Korça “kryeqyteti i festave” edhe këtë vit mbetet destinacioni kryesor për të kremtuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri. Arsyet kryesore pse pjesa më e madhe e shqiptarëve zgjedhin qytetin juglindor për festat e fundvitit janë të shumta, ku ndër më kryesoret janë atmosfera festive në qytet, shërbimi dhe kulinaria.

Operatorët turistikë shprehen se rezervimet për festat e fundvitit kanë filluar prej disa muajsh. Të gjitha hotelet, bujtinat dhe shtëpitë pritëse në qytetin e Korçës dhe fshatrat turistikë përreth, janë të rezervuara deri në ditët e para të janarit.

Isjana Vrenozi, recepsioniste në një prej hoteleve në qendër të qytetit të Korçës thotë se pjesa më e madhe e turistëve janë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë por nuk mungojnë edhe ata nga Kosova e Maqedonia e Veriut.

Ndërsa për Vilson Demko, recepsionist në një prej hoteleve tek Pazari i Vjetër, këtë vit është vënë re një rritje e numrit të turistëve nga Kosova.

Pavarësisht kërkesave të shumta Vilsoni thote se çmimi i darkës tradicionale të Krishtlindjes dhe Vitit të ri nuk ka pësuar rritje krahasuar me vitin e kaluar.

Megi Potomi, bariste në një prej lokaleve në Pazarin e Vjetër të Korçës thotë se lokali është i rezervuar për të gjitha ditët deri në fund të vitit.

Sipas burimeve zyrtare, Korça bashkë me fshatrat turistikë të Dardhës e Voskopojës kanë më shumë se 4000 vende akomodimi. 3200 vende akomodimi ka Pogradeci, përfshi këtu edhe fshatrat tursitikë të Tushemishtit dhe Linit, vende këto që janë të gjitha të rezervuara për këtë fundvit.

Artikujt më të kërkuar

4
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x