Policia greke ka kryer një kontroll të befasishëm në qelitë e burgut të Chanias në Kretë në të cilën ndodhen dhe shqiptarë, me qëllim për të zbuluar nëse brenda burgjeve ata kishin fshehur lënë narkotike.
Media greke “protothema.gr” shkruan se operacioni u realizuar orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në 6 qeli të 13 të burgosurve shqiptarë, ku ndodhet dhe ai që konsiderohet dhe si “lideri i mafies shqiptare në Greqi”, Klodian Lekocaj.
Për sendet dhe lëndët narkotike të gjetura dhe të konfiskuara në qeli do të bëhen të ditura në një moment të dytë.