Helidon Bendo, kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), është shkarkuar nga detyra. Me propozim të kryeministrit Edi Rama, Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lirimin e zotit Bendo nga detyra.
Kryeministri Edi Rama tha se Bendo kishte dhënë dorëheqjen për arsye të vazhdimit të studimeve pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara. “Ai do të angazhohet në vijim si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë”, tha Rama në një postim në Facebook.