Për të përballuar fluksin po punohet me 7 sportele
Fluks lëvizjesh në të dy anët e kufirit në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. E gjithë kjo ka ardhur pasi një pjesë e mirë e emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi po vijnë për të kaluar festat e fundvitit me familjarët e tyre, por gjithashtu edhe një pjesë e shqiptarëve po shkojnë për këto festa në vendin fqinj aty ku kanë dhe të afërmit e tyre.
Për të përballuar fluksin në rritje Policia Kufitare e Kapshticës ka shtuar numrin e sporteleve në hyrje dhe dalje. Burimet thanë se po punohet me 7 sportele, 4 në hyrje dhe 3 në dalje, por nëse fluksi është më i madh në dalje punohet me 4 sportele dhe 3 në hyrje.
Në qoftëse një ditë më parë përmes pikës së kalimit kufitar të kapshticës kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 5400 shtetas shqiptarë dhe të huaj, deri në orën 13:30 minuta të ditës së sotme janë regjistruar 4150 shtetas në hyrje-dalje me vendin fqinj.
Gjatë këtyre dy ditëve të fundit numri më i lartë i lëvizjeve është regjistruar në hyrje nga Greqia, numër ky që ka qënë më i madh se 5300 shtetas.
Burime të sigurara thanë se radhë të gjata ka në tokën greke pasi autoritetet e vendit fqinj ditën e stome po punojnë vetëm me dy sportele në dalje.

- Mister në Brazil, pas humbjes në zgjedhje zhduket Flavio Bolsonaro! I anulohen pasaportat, dyshohet se është arratisur në SHBA - 27/10/2026
- Paketa fiskale, reagon Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj - 27/10/2026
- “Bëhuni gati për luftë me Rusinë”- Anglia paralajmëron Europën për sulme të shpejta: I kemi njoftuar qytetarët dhe NATO-n! - 27/10/2026