Një doganier në kufirin e Kakavijës është arrestuar nga forcat e rendit pasi akuzohet se ka lejuar kalimin e disa mallrave kontrabandë, ndër to medikamente, ushqime dhe një sasi nafte, që janë sekuestruar.
Në flagrancë u kap edhe 50-vjeçari F.G., drejtuesi i një furgoni brenda të cilit u gjetën dhe u sekuestruan mallrat në fjalë, që nuk kishin dokumentacionin përkatës, gjatë një operacioni në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër.
Në vijim të veprimeve u arrestua edhe 39 vjeçari Th. K., me detyrë doganier, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar shtetasin F. G., për të kaluar mallrat, pa kryer veprimet doganore.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, mallrat e kontrabanduara, 3 350 euro dhe 3 aparate celulare.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026