6.5 C
Tirana
26 / 03 / 2026

Ngjela: S’ka minoritet grek në Himarë, Rama s’e njeh historinë!

Avokati Spartak Ngjela, në emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço në “News24” foli për vizitën e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, në Himarë.

Ai u shpreh se historia nuk preket dhe se në Himarë nuk ka grekë, duke shtuar se kryeministri Edi Rama nuk e njeh mirë historinë.

“Ata që e pritën ishin të paktë në numër. Ku ka grek në Himarë. Asnjëherë nuk e kanë konsideruar vetë grekët minoritet Himarën, e duan shumë, por nuk ndez.”, ka thënë ai, duke shtuar: “Këto janë kot, nuk e di çfarë bën Rama. Rama nuk e njeh mirë historinë. këta duhet të diskutojnë për heqjen  e ligjit të luftës. E mbajnë sepse ka frikë që Shqipëria të mos kërkojë tokat deri në Prevezë. Këta tjerët janë të ardhur të tërë. Kurse 4-5 mln që janë arvanitasit janë të tanët pavarësisht se nuk flasin shqip se i kanë ndaluar dhe janë histori të mëdha. Rama e di të vërtetën për gjyqin që do të bëhet. Historia e konfliktit ë Korfuzit. janë dëmtuar dy anije angleze. Kjo u quajt incidenti i Korfuzit dhe e hodhën në Gjykatë Ndërkombëtare dhe Enver Hoxha e pranoi. Strasburgu e hetoi dhe tha se anijet ishin brenda territorit shqiptar. Enver Hoxha atje e çoi kufirin ku tha Strasburgu. Pagoi paratë, ata kishin arin. E mbajtën atje deri sa të paguanin dëmshpërblimin. Në fuqi qe dhe është vendimi i Strasburgut”, tha ai.

Artikujt më të kërkuar

4
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x