8.5 C
Tirana
26 / 03 / 2026

Indeksimi i gabuar, të verbërit/ Pogradec, nis marrja e pagesave të prapambetura për periudhën 2005-2010

Në Pogradec ka filluar shpërndarja e detyrimeve të prapambetura për personat e verbër, si rezultat i indeksimit të gabuar, që ka çuar në mosrritjen e pagesave të personave me aftësi të kufizuara gjatë viteve 2005-2010.

Bledi Orhani, kryetar i shoqatës së të verbërve në Pogradec, shprehet se pas një procesi të gjatë me seanca gjyqësore, më në fund të verbërit po marrin shumën që u është mohuar. Përfitues të kësaj pagese sipas Orhanit janë rreth 140 persona.

Në bashkinë e Pogradecit janë gjithsej rreth 400 persona që kanë përfituar “Statusin e të Verbërit”. Një pjesë e tyre e kanë marrë shumën e detyrimeve të prapambetura për periudhën 2005-2010 që në vitin 2017-të, ndërkohë që tashmë po bëhet shpërndarja për pjesën tjetër.

Artikujt më të kërkuar

7
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x