8.5 C
Tirana
26 / 03 / 2026

Dhurata për fëmijët e të burgosurve/ Aktivitet festiv në ambientet e IEVP Drenovë-Korçë

Në një atmosferë festive janë shpërndarë dhurata për fëmijët e të burgosurve që vuajnë dënimin në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Korçë, përmes një aktiviteti të organizuar nga drejtoria e burgut të Drenovës, në bashkëpunim me një shoqatë humanitare.

Një aktivitet si ky vjen për herë të parë në këtë institucion, ndaj edhe për këtë organizatorët ishin kujdesur për të krijuar një ambient sa më miqësor familjarëve, përfshi këtu dhe fëmijët e të dënuarve.

Për aktivisten Enkelejda Fejzo, institucionet e burgjeve duhet të bëjnë më tepër përsa i përket ambienteve të takimeve të të burgosurve me familjarët e tyre e në veçanti me fëmijët.

Joni Mosku, një prej të paraburgosurve të këtij institucioni, është shprehur se drejtoria e burgut të Drenovës ka bërë diçka përsa i përket ambienteve të takimit të të burgosurve me fëmijët e tyre, por sigurisht duhet të bëjnë më shumë në këtë drejtim.

Për të gjithë fëmijët pjesëmarrës në këtë aktivitet, organizatorët kanë shpërndarë dhurata me rastin e festave të fundvitit.

Artikujt më të kërkuar

4
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x