Festa e fundvitit e njohur si mbrëmja qëndrore, e kthyer tashmë në një traditë të përvitshme, ka bërë bashkë nxënës të 43 shkollave 9-vjeçare të bashkisë Korçë.
Kanë qënë 280 nxënës ekselentë të shkollave të qytetit dhe fshatrave të kësaj bashkie, të cilët kanë marrë dhurata në këtë pragfundviti, si një mënyrë për ti shpërblyer dhe motivuar për rezultatet dhe arritjet e tyre gjatë këtij viti shkollor.
Këto dhurata simbolike janë ndarë nga nënkryetari i bashkisë Korçë Kletjon Kita i cili ka përcjellë edhe një urim për të gjithë fëmijët.
Në një atmosferë festive tek ambientet e qytezës së fëmijëve në bashkëpunim me qendrën kulturore “Mihal Grameno” është bërë shpërndarja e dhuratave simbolike për nxënësit ekselentë, të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre kanë arritur rezultate të larta në mësime, duke u kthyer në shembull për bashkëmoshatarët.