Në shërbimin Pneumo-Ftiziatrik pranë Spitalit Rajonal të Korçës paraqitet një situatë e rënduar përgjatë këtyre dy javëve të para të muajit dhjetor. Burime pranë këtij shërbimi bëjnë me dije se janë rreth 30 persona të cilët po trajtohen për shkak të gjendjes së tyre të rënduar shëndetësore.
E gjithë kjo situatë sipas shefit të shërbimit në pavionin e Pneumo-Ftiziatrisë, Samuel Kristo, ka ardhur për shkak të virozave të stinës që kanë sjellë në jo pak raste komplikacione tek pacientët me sëmundje kronike të mushkërive, ndaj dhe për këtë është dashur ndërhyrja spitalore.
Krahas pacientëve kronikë që po marrin trajtim mjekësor sipas mjekut Kristo, ka edhe raste të reja kryesisht pacientë të cilët kanë pasur komlikacione pasi kanë kaluar Covidin.
Nga ana tjetër mjeku shton se aktualisht nuk ka raste të personave të infektuar me Covid-19 të cilët kanë nevojë për shërbim spitalor.
Mjeku këshillon të gjithë personat që vuajnë nga sëmundjet kronike të shmangin kontaktet me persona të prekur nga virozat e stinës, si dhe daljet në orët e para të mëngjesit dhe të darkës.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026