6.5 C
Tirana
01 / 02 / 2026

Një grua tenton të vjedhë dhuratat nën pemë në shtëpinë e Robert De Niros

Policia amerikane ka  arrestuar  një grua e cila  dyshohet se ka tentuar që të grabisë dhuratat  që ishin vendosur poshtë pemës të Krishtlindjes në shtëpinë e aktorit  Robert De Niro.

Efektivët e policisë  e kanë  pikasur gruan teksa hynte në bodrumin e ndërtesës së tij në qytetin e New Jorkut. Sipas mediave të huaja, aktori 79-vjeçar zbriti në katin e poshtë pasi dëgjoi  disa zhurma.

Një burim pranë aktorit tha se ai ishte mirë dhe  se nuk kishte asnjë koment në lidhje me ngjarjen. Mësohet se ngjarja ndodhi në një shtëpi që ai kishte marrë me qira. Një zëdhënës i policisë së Nju Jorkut tha se oficerët e ndoqën gruan në apartament, ku e kapën  gruan në dhomën e ndenjes teksa ajo  përpiqej  të fuste dhuratat e marra  nga pema në çantën e saj.

30-vjeçarja  ishte e njohur për policinë për shkak të  një sërë arrestimesh të mëparshme për vjedhje..

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x