19.5 C
Tirana
24 / 03 / 2026

IKMT shemb pallatin e dëmtuar nga tërmeti në rrugën ‘Myslim Keta’, banorët nuk bëjnë rezistencë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur pallatin nr.4 te rruga Myslim Keta, i cili ishte dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit dy vite më parë.

Ka qenë Instituti i Ndërtimit që e ka shpallur të rrezikshëm pallatin, ndërkohë Gjykata e Tiranës i ka dhënë leje Bashkisë për prishjen e këtij pallati.

Disa nga banorët kanë qenë kundër shembjes së pallatit ndërsa pjesa tjetër ka qenë dakord.

Pak ditë më parë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ju ka bërë thirrje që banorëve që nuk ishin dakord me këtë vendim të sistemoheshin në zonën e ‘5 Majit’.

Ditën e sotme banorët nuk kanë bërë rezistencë për shembjen e pallatit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x