15.5 C
Tirana
22 / 03 / 2026

Dita e Diasporës, Rama: Përulje për shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë

18 dhjetori është Dita Kombëtare e Diasporës dhe dita ndërkombëtare e Migracionit.  Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur këtë ditë duke ndarë disa histori nga shqiptarët që janë kthyer nga emigracioni në Atdhe.

Rama shpreh përulje dhe respekt për shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë, ndërsa mirënjohje për të tjerët që janë kthyer në atdhe për të investuar.

 “Në Ditën e Diasporës me përuljen plot respekt për të gjithë shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë, po edhe me mirënjohjen e admirimin për plot të tjerë që janë kthyer në atdhe për të investuar dijet e fituara bashkë me kursimet në emigracion, duke u bërë shembuj frymëzues suksesi moral e financiar për ata që janë ende jashtë, ju uroj një të diel të bukur”, shkroi Rama.

Për Ditën Kombëtare të Diasporës do të mbahet mbledhja vjetore e Këshillit Koordinues të Diasporës, ku do të mbajnë fjalën e tyre Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x