Kanë filluar trajnimet e para për startup-et në fushën e multimedias. 22 të rinj të apasionuar pas teknologjisë janë duke u trajnuar falas në Adobe Premier për dy javë për të zhvilluar aftësi të reja të nevojshme për tregun e punës, si dhe do të mbështeten të krijojnë startup-et e para në këtë fushë.
Këtë fundjavë të rinjtë janë duke marrë njohuri në fushën e sipërmarrjes, për të qënë gati për tregun e punës dhe në funksion të sallës së projeksionit “360 gradë” që do të hapet së shpejti brenda godinës së qendrës multifunksionale, përbri bibliotekës së qytetit.
Falë mbështetjes me gant nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Bashkia Korçë është drejt përfundimit të punimeve të sallës së projeksionit “360 gradë” e cila do të shërbejë si motori i ekosistemit të startup-eve në Korçë, po ashtu edhe si vend organizimi për aktivitete kreative, kulturore, artistike etj.