Të gjitha fluturimet në aeroportin e Shkupit janë anuluar për shkak të kërcënimit dhe raportimit se në aeroport ka mjet shpërthyes. Për momentin po bëhet evakuimi i pasagjerëve dhe punjonjësve në aeroportin e Shkupit.
Pas kontrollove nga policia, pasagjerët u drejtuan tek aeroporti.
“Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e se ka mjete shpërthyese. Pas kontrolleve është konstatuar se alarmet për bomba janë të rreme”.
Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka deklaruar se i ka njoftuar strukturat e NATO-s për denoncimet e vazhdueshme për mjete shpërthyese në Maqedoninë e Veriut.
“Dje kemi komunikuar me strukturat e NATO-s, për të parë se çfarë qasje hibride ndaj rajonit mund të ndodhë, ku mund të jetë arsyeja. Ndërsa sa për hetimet e e-mail-et kërcënuese jemi në bisedime me partnerë të tjerë me të cilët vendi ka marrëdhënie bilaterale”.
Ndryshe alarm për bombë sot kishte në disa hotele në vend, në Federatën e Fudbollit, në shkollat e mesme dhe fillore. Disa ditë më parë raportime për bombë kanë marrë edhe Ministria e Punëve të Jashtme, Banka Popullore, Stacioni Hekurudhor, disa qendra tregtare dhe ndërtesa banimi. Për shkak të kërcënimit me bombë në hotelin ku duhej të mbahej një aktivitet i Dhomës Ekonomike, kryeministrit Kovaçevski i është dashur të anulojë pjesëmarrjen për shkaqe sigurie.