Ura e Polenës në Korçë është kthyer në burim aksidentesh për shkak të mungesës së sinjalistikës, ndriçimit dhe trafikndarëseve.
Vetëm pak ditë më parë në Urën e fshatit Polenë jo shumë km larg këtij fshati ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen e një personi, i dyti brenda vitit që shënohet në këtë aks rrugor.
Duke marrë shkas nga ngjarja e pak ditëve më parë por edhe kërkesës së vazhdueshme të banorëve për ndërhyrje të menjëhershme bashkia Korçë ka nisur punën për vendosjen e sinjalistikës dhe e barrierave mbrojtëse.
Gentian Pere, ekspert i sigurisë rrugore shprehet se ndërhyrja në akset rurale është e domosdoshme për shmangien e aksidenteve, për shkak edhe të vështirësisë që ato kanë, duke qënë se pjesa më e madhe e tyre janë në zonat malore.
Në qarkun e Korçës ka edhe pika të tjera të zeza si kryqëzimi i Leshnicës, i Plasës dhe ai i Libonikut, në të cilat kanë ndodhur shumë aksidente. Gjithashtu një ndër shkaqet kryesore të aksidenteve sipas eksperit Pere, janë edhe degëzimet e paligjshme në rrugët nacionale.
Që prej fillimit të Janarit deri në Dhjetor të këtij viti në qarkun Korçë kanë ndodhur 413 ngjarje rrugore me dëme materiale dhe 54 aksidente, 10 prej tyre me pasojë vdekjen.


- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026