9.5 C
Tirana
27 / 02 / 2026

SHBA, sanksione Vladimir Potanit, mikut më të afërt të presidentit Putin

Një ish-zëvendëskryeministër rus, i cili është një nga njerëzit më të pasur të Rusisë, është një nga njerëzit e fundit që është sanksionuar nga qeveria amerikane për lidhjet me Vladimir Putinin dhe përpjekjet ruse për luftë.

Vladimir Potanin është përballur me sanksionet ndaj tij për shkak të përfshirjes së tij në Interros, një konglomerat që punon në disa sektorë duke përfshirë prodhimin, ndërtimin dhe financat.

Potanin është njeriu i dytë më i pasur i Rusisë dhe është sanksionuar së bashku me bashkëshorten Ekaterina dhe dy fëmijët, Ivan dhe Anastasia. Superjahti i tij Nirvana është cilësuar gjithashtu si “pronë e bllokuar”.

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha: Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’i imponojnë kosto Rusisë për luftën e saj agresioni kundër Ukrainës. Sulmet e Rusisë kanë shkatërruar infrastrukturën kritike të Ukrainës dhe kanë shkaktuar vdekje dhe shkatërrime të jashtëzakonshme. Sot, ne po shpallim masa shtesë sanksionesh ndaj Federatës Ruse dhe mundësive të saj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x