Ylli britanik u hap para publikut të saj duke folur për shëndetin e saj mendor nga skena e Colosseum në Las Vegas – “Fillova sërish psikoterapinë, më duhej”, tha ndër të tjera këngëtarja.
Adele zbuloi për mijëra fansat e saj, të cilët u mblodhën në Colosseum of Caesars Palace për ta shijuar atë në skenë, se ajo ka nisur sërish psikoterapinë.
Ylli britanik ka folur shumë herë hapur për jetën e saj dhe marrëdhënien me psikoterapinë, pasi në të kaluarën ishte pjesë e pandashme e përditshmërisë së saj.
Siç ka treguar tashmë, gjatë periudhës kur u divorcua nga ish-bashkëshorti, Simon Konecki, ajo vizitonte psikologun deri në pesë herë në ditë. “Fillova sërish psikoterapi. E kisha ndërprerë për disa vite, më duhej ”, u shpreh fillimisht ajo. “Gjatë divorcit bëja deri në pesë seanca psikoterapie në ditë. Tani, po e bëj sepse dua të sigurohem që çdo javë po përmirësohem dhe jam e sigurt që mund t’ju jap gjithçka”, shtoi Adele.
Ajo gjithashtu theksoi se daljet e saj publike dhe koncertet shkaktojnë terror. Ajo duhet të performojë para një turme kaq të madhe dhe asgjë nuk duhet të shkojë keq.