6.5 C
Tirana
21 / 03 / 2026

Reshje të dendura shiu gjatë natës, përmbytet rruga e Arbrit, probleme tek ura që lidh dy lagjet e Bulqizës

Reshjet e shumta të shiut të rëna gjatë natës në qarkun Dibër kanë shkaktuar probleme në lëvizjen e mjeteve në rrugën e Arbrit, konkretisht nga ura që lidh dy lagjet e Bulqizës e në drejtim të qafës Buallit, deri tani nuk është marrë asnjë masë për të hapur kanalin anësor që të largohet prezenca e ujit nga trupi i rrugës.

Reshjet e shiut të rëna gjatë natës kanë shtuar prurjet në lumin Mat. Për pasojë është dëmtuar njëra këmbë e urës së Zogut, dhe është fundosur 2 metër.

Ura e Zogut, e cila është monument kulture, i është dëmtuar e gjithë struktura, përfshi edhe harqet dhe rrezikon të shembet plotësisht.

Sakaq reshjet e shumta të shiut të rëna gjatë natës në qarkun Dibër kanë shkaktuar probleme në lëvizjen e mjeteve në rrugën e Arbrit, konkretisht nga ura që lidh dy lagjet e Bulqizës e në drejtim të qafës Buallit.

Deri tani nuk është marrë asnjë masë për të hapur kanalin anësor që të largohet prezenca e ujit nga trupi i rrugës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x