Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetin e tij social Facebook ka ecuria e punimeve e Aeroportin e Vlorës.
Rama shprehet se do jetë aeroporti më i madh në Ballkan dhe një ndër investimet më të rëndësishme në vendin tonë.
“MIRËMËNGJES dhe me punën që vijon në rrugën e Aeroportit të Vlorës, i cili do të jetë aeroporti më i madh në Ballkan, dhe një ndër investimet më të rëndësishme për ekonominë e vendit, ju uroj një ditë të mbarë.”– shkruan Rama.
Aeroporti i Vlorës, një investim mbi 100 milionë Euro, pritet që të hapë 1 mijë vende pune të reja, do të ulë çmimet e biletave dhe do ta kthejë Vlorën në portën më të rëndësishme turistike të rajonit. Më 20 prill 2021 u nënshkrua kontrata me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, që pritet të ndërtohet brenda 4 viteve të ardhshme dhe do të jetë i tretë aeroport në vend ku fluturimet do të jenë transoqeanike.
- Pezullimi i vendimit nga Apeli, Dhoma e Avokatisë mblidhet sot për bojkotin e seancave në GJKKO - 30/10/2026
- Protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt në Prishtinë, qytetarët gjuajnë me vezë drejt zyrës së Kurtit - 30/10/2026
- Shuhet në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari, themeluesi i Akademisë së Shkencave! Nesër mbahen homazhet dhe nderimet - 29/10/2026