8.5 C
Tirana
30 / 01 / 2026

Dua Lipa në një lidhje të re dashurie me këngëtarin që shkroi këngë për të?

Ylli me fame botërore Dua Lipa dhe  reperi 24-vjeçar Jack Harlow, thuhet se janë në lidhje, disa muaj pasi ky i fundit  shkroi një këngë duke rrëfyer se e adhuronte atë. Nuk ka kaluar shumë kohë që kur Jack doli në skenë me albumin e tij të dytë gëzoi sukses të madh. Por, ndërsa ylli është mjaft i ri në skenë, ai me siguri po lë gjurmën e tij, si profesionalisht ashtu edhe personalisht, pasi tani po përflitet se po takohet me Duan. Në albumin e tij debutues ishte një këngë e titulluar, Dua Lipa.

“Dua Lipa, po përpiqem të bëj më shumë me të sesa një bashkëpunim”, thotë Jack në këngë. Tani dyshja me sa duket kanë filluar të takohen pasi rastisën në një event në fillim të Dhjetorit dhe që atëherë kanë qenë në “komunikim të vazhdueshëm”.

Sipas Page Six reperi fluturoi për në New York të premten për të takuar Dua-n pas paraqitjes së saj në Jingle Ball, dhe dyshja u panë duke mbërritur veçmas në një restorant në të njëjtën kohë të nesërmen. Dyshja me sa duket gjithashtu u larguan në të njëjtën kohë, por përsëri veçmas. Një burim shtoi se Jack “do të bëjë më të mirën, pasi ai ka qenë gjithmonë një fans i saj”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x