Kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj ka organizuar një pritje të veçantë, në prag të festave të fundvitit, me përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë, personalitete të spikatura të jetës publike, krerët e komuniteteve fetare në vend, e të tjera figura të nderuara të Tiranës.
Në fjalën e rastit, Veliaj tha se më në fund, pas pandemisë, qyteti i Tiranës i rikthehet pritjeve tradicionale festive, të cilat bëjnë bashkë njerëzit. “Është një kënaqësi e veçantë që i rikthehemi traditës së të qenit bashkë, festimin e Krishtlindjes për besimtarët e krishterë, Hanukkah për besimtarët e komunitet hebraik dhe Vitin e Ri për çdo familje shqiptare”, u shpreh Veliaj.