Mediat britanike raportojnë se të paktën tre viktima janë konfirmuar nga fundosja e varkës në Kanalin Anglez.
Mes të tjerash, LCB, shkruan se 43 persona janë shpëtuar nga rojet bregdetare, Marina Franceze dhe forcat e tjera të kërkim shpëtimit.
Kërkimet do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës, por ekipet e shpëtimit nuk po kërkojnë më të mbijetuar, duke pasur parasysh temperaturën e ulët të Kanalit. Autoritetet ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht numrin e viktimave.
Sakaq, sekretarja e brendshme britanike, Suella Braverman, ka reaguar menjëherë pas ngjarjes tragjike, sipas skynews.
Ajo tha se të gjitha forcat janë angazhuar në vend dhe do të vazhdojë të informojë për situatën.
I am aware of a distressing incident in the Channel this morning and I am being kept constantly updated while agencies respond and urgently establish the full facts. My heartfelt thoughts are with all those involved.
— Suella Braverman MP (@SuellaBraverman) December 14, 2022
