Një shqiptar është gjetur i pajetë në Itali. Mediat fqinje raportojnë se 48-vjeçari është dhunuar për vdekje brenda banesës së tij në Rocca Priora, në Via Sassone.
Alarmi është dhënë nga familja e viktimës rreth orës 11.00 të mëngjesit të djeshëm. Viktima, babai i tre fëmijëve ishte i njohur dhe i respektuar në lagjen ku banonte. Shqiptari u pa në supermarket pak minuta para se të vritej.
Në vendngjarje shkuan menjëherë karabinierët e komandës Frascati, të cilët nisën të kryenin konstatimet e nevojshme. Po ashtu janë duke u kontrolluar edhe kamerat e vëzhgimit në zonë. Trupi i pajetë tashmë është në dispozicion të organeve gjyqësore të cilat do të urdhërojnë obduksionin në orët në vijim, shkruajnë mediat fqinje.
Nga sa mësohet, 49-vjeçari kishte shoqëruar fëmijët e tij në shkollë mëngjesin e djeshëm. Gruaja e tij shkoi të punonte si punëtore shtëpiake por kur ëhstë kthyer në shtëpi, ajo gjeti të shoqin duke vdekur. Nuk përjashtohet pista që ai të jetë vrarë për ndonjë borxh.
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026