Banorët e fshatit Kuç i Zi në bashkinë e Korçës kanë protestuar ditën e sotme për mungesën e ujit të pijshëm. Në kushte të mungesës së ujit banorët kanë qënë të detyruar të mbushin ujë në puset e hapura nga vetë ata, por ky ujë nuk është i mjaftueshëm e mbi të gjitha nuk mund të konsumohet për shkak të mungesës së analizave. Banorët kanë bërë me dije se prej ditësh nuk kanë pasur ujë në banesat e tyre, ndërkohë që vetëm ditën e sotme uji ka ardhur për pak minuta në orët e mëngjesit.
Kryetari i fshatit Kuç i Zi, Refat Beqirllari ka theksuar se nëse Shoqëria e Ujësjellës Kanalizimeve nuk do të menaxhojë si duhet furnizimin me ujë të pijshëm në këtë fshat, atëherë ata do të kërkojnë që menaxhimi i ujit tu kalojë vetë banorëve, sikundër ka qënë më parë.
Burime zyrtare pranë Ujësjellës Kanalizime Korçë bëjnë me dije se kjo gjendje është krijuar pasi ndërmarrja po punon tek burimet e këtij ujësjellësi me qëllim ndërtimin e dy pusetave të tjera. Problemet kanë qënë të mbartura dhe tani Ujësjellës Kanalizime Korçë po punon për normalizimin e situatës.
Fshati Kuç i Zi, që ndodhet vetëm pak kilometra larg nga qyteti i Korçës, ka afërsisht 200 shtëpi dhe më shumë se 800 banorë.





- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026