15.5 C
Tirana
20 / 03 / 2026

“Jam i lodhur nga politika”, Et’hem Ruka: 30 vite të njëjtat fytyra, duhet t’u lënë vendin të rinjve

Profesori Et’hem Ruka u shpreh se nuk i mungon politika, pasi ka 30 vite që sheh të njëjtat fytyra.

Ai tha se sot fatkeqësisht sheh një brez politikanësh që nuk i lëshojnë karriget dhe se ata kanë prishur edhe të rinjtë, duke mos u hapur as rrugë.

“Nuk më mungon politika. Jam i lodhur nga politika, edhe për faktin që pas 30 vitesh nuk më vjen mirë që shoh të njëjtat fytyra, koha jonë ka mbaruar, sepse këtu ka gjenerata të reja që duhet t’i kishin zëvendësuar. Këta nuk më japin asnjë gjë dhe nuk më premtojnë për të ardhmen.

Sot fatkeqësisht shoh një brez politikanësh që nuk i lëshojnë karriget. Ata kanë prishur edhe të rinjtë, të cilët nuk mendojnë gjë tjetër veçse si ata. 

Për mua ka ardhur koha që këto elita të vlerësohen për kontributet e tyre, por duhet të hapin rrugën dhe t’ia lënë radhën djemve dhe vajzave të reja, që kanë një mentaliteti tjetër” tha ai për emisionin “Drejt”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x