Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, në vendin tonë tha se do të jetë në Shqipëri edhe sa më gjatë, megjithëse në janar i mbaron mandati. Në konferencën “Drejt ekselencës gjyqësore”, Kim u shpreh se shqiptarë po i ndiejnë rezultatet e reformës në drejtësi, por inkurajoi për më shumë.
‘Kam 3 vite në Shqipëri do jem këtu edhe për ca më gjatë. Ka një sfidë të madhe këtu! Ka histori këtu dhe duhet të ndjemë empati dhe respekt për historinë që ka kaluar ky vend. Ky është një vend i vogël të gjithë njohin gjithë të tjerët. Vendime për atë se kush do jetë në atë pozicion të caktuar, kreu i një institucioni apo një tjetri.’- tha Yuri Kim.
Diplomatja amerikane u ndal edhe teksa zbatimi i Reformës në Drejtësi, ku theksoi se gjyqtarët duhet të japin drejtësi dhe jo të kryejnë hakmarrje personale, ajo bëri thirrje për krijimin sa më shpejt të Gjykatës së Lartë, për të cilën tha se mund të krijohet në 3 muajt e parë të vitit 2023.
“Keni vendosur standarde të drejtësisë në Shqipëri, shpresoj që shumë shpejt të përmbushen 3 vendet vakante në gjykatën e Lartë. Shikoni sa larg keni arritur, 4 vite më parë në Gjykatën e Lartë ishte vetëm 1 gjyqtar. Reforma në drejtësi po jep rezultate, por njerëzit kërkojnë më shumë, dhe SHBA mendon njësoj si shqiptarët. Populli shqiptar si ai amerikan pret me padurim gjykatat e plotësuara që japin drejtësi jo hakmarrje. Kam tre vite në Shqipëri dhe do të jem këtu edhe për ca më gjatë”, tha Kim.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026