Qindra njerëz u mblodhën të hënën në Beograd, për të protestuar “si shenjë mbështetjeje për serbët” në Kosovë.
Protesta u zhvillua përpara Kishës “Shën Sava”. Thirrja për protestë është bërë e ditur në rrjetin social Telegram, te kanalet e disa organizatave të krahut të djathtë në Serbi.
Një prej organizatorëve, me maskë në fytyrë, i ka thënë audiencës se nuk dëshiron të bëjë të ditur identitetin, por është nga Kosova. Ai i ka thënë turmës se nuk dëshiron “Asociacion të komunave me shumicë serbe” dhe që Kosova është pjesë e Serbisë.
Protestuesit kanë kënduar këngë për Kosovën dhe këngë nënçmuese për shqiptarët në Kosovë. Ata kanë bërtitur “serbët dhe rusët, vëllezër përgjithmonë” si dhe “jo ndasive, Kosova është pjesë e Serbisë”.
Ata kanë bartur flamuj të Serbisë dhe Rusisë, si dhe mbishkrimet “Kosova nuk dorëzohet”. Protestuesit kanë lëvizur edhe te rrugët e qendrës së qytetit, të cilat janë mbyllur për trafikun.
Ata e kanë djegur flamurin e Kosovës përpara Presidencës së Serbisë. Protestuesit më pas kanë thënë se janë në pritje “të përgjigjes së shtetit”.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026