I gjithë Brazili po përpiqet ende ta metabolizojë zhgënjimin e eliminimit nga Kupa e Botës, por për Neymar është koha për të dalë nga “tuneli”. Për të nxjerrë gjithçka, për të vuajtur më pak dhe në çdo rast për të vënë drejtësinë, si një lider i vërtetë i “Selecao”, ndaj shokëve të skuadrës, të shkatërruar si ai nga eliminimi i papritur në çerekfinale.
Nga Thiago Silva, i cili u kujdes më shumë, te Rodrygo dhe Marquinhos, autorë të gabimeve fatale në goditjet e penalltive, “O’Ney” propozon bisedat me shokët dhe miqtë e tij pa filtra, duke “humanizuar” një zhgënjim të zhurmshëm mediatik: “Vendosa të ekspozoj (pa lejen e tyre) për të parë sa shumë donim dhe sa të bashkuar ishim.
Këto ishin disa nga mesazhet e shumta që shkëmbeva me grupin. Ndjenjë trishtimi i madh, por duhet të jemi më të fortë për të ecur përpara. Unë jam i sigurt se me mbështetjen e të gjithë fansave do të kthehemi më të fortë. Ndihem shumë krenar që jam pjesë e kësaj kombëtareje. Jam bër fans i secilit prej këtyre lojtarëve. Ky grup do të jetë gjithmonë në zemrën time”.
Mendimi i parë është për Marquinhos, bashkëlojtarin e tij edhe te Paris Saint-Germain, protagonist i penalltisë së dytë ndaj kroatëve, e humbur: “Një penallti nuk do të ndryshojë atë që mendoj për ty. Unë me të vërtetë doja që gjithçka të zgjidhej gjatë ndeshjes, dreqin, duke menduar se penalltitë ishin një pengesë për ëndrrën tonë. Por hajde, duhet të jemi të fortë, t’i japim kohë vetes dhe të shohim çfarë ka ende futbolli për ne”.
Neymar më pas flet me Thiago Silva, i cili në moshën 38-vjeçare ëndërronte të fitonte një Kupë Bote. Ai i rrëfen shokut të tij se nuk mund të ndalet së qari: “Vëlla, është më e ngatërruar se e imagjinoja, vërtet. Nuk mund ta duroj. Nuk mund ta besoj se humbëm. Nuk mund ta besoj. Sa herë e kujtoj më bën të qaj”.
Më në fund, “O’Ney” përpiqet të ngrejë moralin e të riut Rodrygo, i cili është i dëshpëruar për penalltinë e humbur ndaj Kroacisë: “A je i çmendur? Gabojnë vetëm ata që provojnë, por ti je yll”.
- “E rëndësishme të mos preket Reforma në Drejtësi”, Gonzato flet për nismën e PS kundër pezullimit të ministrave - 18/02/2026
- LIVE NGA HAGA! “Jam i pafajshëm”, Thaçi: Isha student kur iu bashkova luftës, fund mund t’i jepte vetëm NATO - 18/02/2026
- Pse Kosova nuk ka politika ekonomike afatgjata, zhvillimi ekonomik nuk bëhet nga politikanët - 06/02/2026