Në fshatin verior belg të Olmenit, 165 persona fituan 142,897,164 € në lotarinë “EuroMillions këtë javë”.
Kjo është fitorja më e madhe në grup në Belgjikë.
Një zëdhënës i “EuroMillions” i tha Reuters se ishte hera e parë që një grup i madh kishte fituar kaq shumë para, me secilin individ që vlerësohej të merrte rreth 900,000 € pa taksa.
Fshati Olmen ka gjithsej 3785 banorë, sipas të dhënave më të fundit të vitit 2020 dhe Reuters raporton se fituesit janë nga shtresa dhe mosha të ndryshme.
EuroMillions është një lojë fati e lotarisë kombëtare, e cila organizohet në bashkëpunim me llotaritë nga Spanja, Portugalia, Irlanda, Austria, Zvicra dhe Luksemburgu.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026