11.5 C
Tirana
18 / 03 / 2026

Korçë/ Sëmundja e Variçelës tek fëmijët, Në Korçë rastet e infektimeve kanë qënë sporadike

Krahas virozave të shumta në këtë periudhë nuk kanë munguar rastet e fëmijëve që janë prekur nga sëmundja ngjitëse e Variçelës, apo siç quhet ndryshe lia e dhenve. Edhe pse kjo sëmundje infektive e ka pikun e saj në dimër, mjekët thonë se ende nuk jemi në shifra alarmante. Aktualisht në Korçë rastet e fëmijëve të prekur nga variçela kanë qënë sporadike.

Në rastet e infektimit të fëmijëve me këtë sëmundje ngjitëse mjekja pediatre Dituri Sulollari në qendrën shendetësore të rajonit nr 1 në Korçë, apelon për izolim të rasteve, pasi kjo parandalon përhapjen e sëmundjes tek fëmijët e tjerë, tek personeli pedagogjik apo pjestarë të tjerë të familjes.

Edhe pse kjo sëmundje infektive e ka ulur virulencën e saj me kalimin e viteve, mjekja Sulollari këshillon prindërit të tregojnë kujdes, pasi ajo mund të japë komplikacione.

Lia e dhenve është një sëmundje që zgjat me ditë e madje edhe me javë. Ajo prek edhe të rriturit të cilët nuk e kanë kaluar në fëmijëri, por shfaq më tepër komplikacione. Kundër kësaj sëmundjeje mund të bëhet vaksina, por ajo nuk është e përfshirë në kalendarin e injeksioneve të detyrueshme në vendin tonë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x