Bashkia Korçë vijon zbatimin e disa prej programeve mbështetëse për të pastrehët. Konkretisht përgjatë vitit 2022 kanë qënë 15 familje të cilat kanë përfituar nga programi social “Subvencionimi i qerasë”.
Kryesisht kanë qënë ato familje të cilat nuk sigurojnë të ardhura pasi në përbërjen e tyre kanë pjestarë me aftësi të kufizuar, familje më të ardhura të pakta, familjet ku kryefamiljaret janë gra, apo pjesë të komunitetit rom e egjiptian.
Mirela Balli drejtore e drejtorisë së strehimit social dhe menaxhimit të banesave sociale, bën të ditur se përfituese të këtij programi janë ato familje ku kostoja e qerasë së shtëpisë është më shumë se 20% e të ardhurave që sigurojnë. Në bazë të vlerësimit të çdo rasti përcaktohet edhe masa e përfitimit që mund të shkojë edhe në 100%.
Për të qënë përfitues të këtij programi social sipas Ballit kusht është kontrata e qerasë. Gjithashtu ajo ka një apel për qytetarët që kanë banesa të lira dhe janë të interesuar për t’i lëshuar ato me qera, të bëhen pronarë socialë duke lidhur një kontratë me bashkinë.
Programi “Subvencionimi i qerasë” për familjet e pastreha zbatohet prej disa vitesh në bashkinë e Korçës si një bashkëfinancim nga fondet e veta të bashkisë me fonde nga buxheti i shtetit.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026