9.5 C
Tirana
18 / 03 / 2026

Mbyllet përkohësisht kalimi drejt Greqisë nga Pika Kufitare “Tre Urat”

Policia Kufitare njofton për një ndërprerje të përkohshme të punës për ditën e nesërme në pikën kufitare “Tre Urat” në Përmet.

Për këtë arsye, autoritetet doganore njoftojnë se prej orës 13:30 deri në 15:30, nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e automjeteve, në hyre dhe në dalje të kësaj pike kufitare.

Motivi i pezullimit të punës janë punimet që do të kryej pala greke në Pikën Kufitare Tre Urat.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x